Paris Saint-Germaini dhe Tottenhami do të zbresin sonte në fushën e blertë për një trofe të rëndësishëm.
Fituesi aktual i Ligës së Kampionëve do të përballet me fituesin e Ligës së Evropës në kërkim të trofeut të Superkupës së Evropës.
Klubi francez dhe ai anglez do t’i matin forcat në stadiumin e Udines në Itali, në ndeshjen që do të nisë prej orës 21:00, shkruan “Gazeta Express”.
Favorit i lehtë në këtë ndeshje është kampioni francez, i cili krahas triumfit në Champions, shkoi deri në finale të Botërorit të Klubeve.
Sidoqoftë, në ndeshje si kjo e sontmja si dihet kurrë dhe Spurs do të mundohen ta përsërisin atë që e bëri një tjetër klub anglez, Chelsea ndaj parisienëve në finale të Kupës së Botës për Klube, për ta lënë skuadrën e Luis Enriques pa një tjetër trofe.
PSG-ja dhe Tottenhami në fakt do ta kërkojnë trofeun e parë të Superkupës së Evropës në histori të tyre.
Derisa Hotspur do të luajnë për herë të parë në një finale të tillë, për parisienët kjo do të jetë hera e dytë pas asaj ndaj Juventusit, të cilën e kishin humbur në vitin 1997. /Gazeta Express