Sonte reprizë shfaqja ‘Gratë’ në Teatrin Kombëtar - Gazeta Express
string(47) "sonte-reprize-shfaqja-grate-ne-teatrin-kombetar"

Sonte reprizë shfaqja ‘Gratë’ në Teatrin Kombëtar

Arte

Gazeta Express

26/01/2023 17:09

Sonte më fillim nga ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës luhet repriza e shfaqjes ‘Gratë’ ose mëkatet e tyre ne patriarkat nga regjisorja Nastazja Domaradzka.

Një udhëtim kaotik teatror, provokim për shoqërinë që refuzon t’i pranojë problemet e veta. Një shoqëri e cila i detyron gratë të heshtin! Krijuar nga një ekip i grave, artiste të jashtëzakonshme të teatrit, GRATË është një bashkim i hidhërimit, butësisë dhe dhembjes. Është një thirrje, një protestë teatrore, një pyetje…

Lexo Edhe:

Një shfaqje autoriale në bashkëpunim me ansamblin.

Regjisore: Nastazja Domaradzka

Luajnë: (Sipas alfabetit) Edona Reshitaj, Gresa Pallaska, Lumnije Sopi, Sheqerie Buqaj, Shengyl Ismaili, Xhejlane Godanci

Me shkrime nga: Agnesa Mehanolli, Brikena Sopi, Ulpiana Maloku

Konsulente dramaturgjike: Doruntina Basha

Skenografe: Rudina Xhaferi

Kostumografe: Yllka Brada

Mjeshtre ndriçimi: Lucia Sanchez Roldan

Kompozitore: Rona Berisha Castrioti

Koreografe: Behije Murtezi

Asistente regjie: Xheraldina Krasniqi

Asistente dramaturgjike: Zoga Çeta Çitaku

/Express/