Në emision “Pressing”, sonte prej orës 20:45, presidenti Hashim Thaçi flet përballë gazetarëve Berat Buzhala dhe Leonard Kerquki. Flasin për zhvillimet e fundit politike në vend, për takimet e tij me Kurtin dhe për bisedimet në Uashington gjatë vizitës së tij të fundit.
Thaçi tregon se çfarë foli sot me Albin Kurtin, me Isa Mustafën dhe me Kadri Veselin.
Cilët janë hapat që do të ndërmarrë presidenti tutje?
Si i përgjigjet ai Lëvizjes Vetëvendosje, që vazhdimisht thonë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje?
Pse deshi, pastaj nuk deshi Thaçi që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme?
A mendon presidenti akoma se në vend duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme?
Çfarë u fol në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë, për të cilën Kurti e kërkonte hard-diskun?
A i ka thënë Thaçi Kurtit se duhet të shkojnë bashkë “e ta heqin qafe” Serbinë?
A ndryshuan raportet mes dy rivalëve politikë kur u takuan në krye të shtetit?
Në këto dhe shumë pyetje të tjera, përgjigjet sonte prej orës 20:45 në Pressing presidenti Hashim Thaçi.