Sonte në “Pressing” përballja më interesante e fushatës së deritashme


Gazeta Express
11 Shtator 2019 17:35

Sonte në emisionin “Pressing” të Televizionit T7 do të jetë përballja e radhës e partive politike që garojnë për zgjedhjet e 6 tetorit. Emisioni nis në orën 20:30 dhe do të transmetohet LIVE në gjitha platformat; kabllore dhe ato online. Të ftuar janë: Haki Abazi, aktivisti i shquar i shoqërisë civile që iu bashkua Lëvizja Vetëvendosje; Rexhep Hoti nga Partia Demokratike e Kosovës, Dardan Molliqaj nga Koalicioni AAK-PSD, Endrit Shala nga Koalicioni NISMA-AKR.

Për rreth dy orë, përfaqësuesit e partive politike do të debatojnë në emisionin “Pressing” për gjitha temat kryesore të fushatës; prej listave zgjedhore, te kandidatët për postin e Kryeministrit, korrupsionin dhe çkapjen e Shtetit, gjasat që kanë secila parti në këto zgjedhje, koalicionet pas-zgjedhore dhe çështjet me të cilat kërkojnë zgjidhje posa të formohet Qeveria e Re.

Emisioni nis në orën 20:30 në Televizionin T7 dhe ai do të transmetohet në të gjitha platformat kabllore në Kosovë, Europë dhe SHBA. Po ashtu, emisioni do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në Facebook dhe në dy portalet kryesore në Kosovë, Gazeta Express dhe IndeksOnline.

Të ftuar në këtë debat janë të gjithë përfaqësuesit e partive politike. Por, deri më tash pjesëmarrjen e kanë konfirmuar VV, AAK-PSD, PDK dhe Nisma-AKR.

Vetëvendosje do të përfaqësohet me Haki Abazin, aktivisti i shoqërisë civile që iu bashkua partisë së Albin Kurtit ditë më parë; AAK-NISMA përfaqësohen me Dardan Molliqajn, PDK me Rexhep Hotin, NISMA-AKR me Ministrin Endrit Shala….

Në këtë emision do të trajtohen çështjet kryesore të fushatës; prej listave zgjedhore, te kandidatët për postin e Kryeministrit, korrupsionin dhe çkapjen e Shtetit, gjasat që kanë secila parti në këto zgjedhje, koalicionet pas-zgjedhore dhe çështjet me të cilat kërkojnë zgjidhje posa të formohet Qeveria e Re.

Po ashtu, gjatë emisionit do të ketë, si zakonisht, edhe një sondazh që do të zhvillohet në dy mënyra: përmes Televotimit dhe duke votuar në Gazetën Express.

Pyetja është:

A duhet të dal PDK në opozitë?
PO  –    JO

Emisioni “Pressing” nis në orën 20:30 në Televizionin T7.

Pyet

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart