Sonte në “Pressing”, Lumir Abdixhiku, Kryetar i LDK’së - Gazeta Express
string(49) "sonte-ne-pressing-lumir-abdixhiku-kryetar-i-ldkse"

Gazeta Express

02/02/2023 19:13

Sonte në “Pressing”, Lumir Abdixhiku, Kryetar i LDK’së

Gazeta Express

02/02/2023 19:13

Sonte në emisionin Pressing i ftuar është kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku do të flasë rreth zhvillimeve të fundit politike që lidhen me kërkesat insistuese të ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dialogun me Serbinë, përpjekjet për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, përplasjet e qeverisë dhe kryeministrit me zyrtarët amerikanë dhe debatet e nxehta sot në Kuvendin e Kosovës.

Lexo Edhe:

Përveç çështjes së Asociacionit, do të diskutohet edhe për vlerën e koeficientit për paga në sektorin publik të përcaktuar dje nga Qeveria e Kosovës, reagimet dhe pakënaqësitë e shumta që erdhën si rezultat i saj si dhe tema të tjera që lidhen me aktualitetin.

Emisioni i drejtpërdrejtë fillon nga ora 20:45 në T7.