Sonte në Pressing, beteja e kandidatëve të Pejës


Gazeta Express
15 Shtator 2019 18:16

Sonte, në emisionin Pressing, në Televizionin 7, prej orës 20:30, përballen kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Peja.

Flasin Besa Gaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sebiha Shala nga Partia Demokratike e Kosovës, , Bashkim Nurboja nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Lajci nga koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate dhe Gezon Berisha nga koalicioni mes Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë.

Do të diskutohet se cilat janë planet e partive kryesore për zhvillimin e Pejës, për investimet në zonat turistike, për autostradën e premtuar, për mbylljen e universitet dhe tema të tjera.

Emisioni do të udhëhiqet nga Faton Ismajli.

Te fundit


Kthehu lart