Sonte mbyllet Festivali i Teatrove në Ferizaj - Gazeta Express
string(45) "sonte-mbyllet-festivali-i-teatrove-ne-ferizaj"

Arte

Gazeta Express

04/09/2023 14:33

Sonte mbyllet Festivali i Teatrove në Ferizaj

Arte

Gazeta Express

04/09/2023 14:33

Dita e nëntë me radhë, shënon fundin e edicionit të 53-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Festivali që nisi me 27 gusht, do të mbyllet sonte me shfaqjen ‘Unë jam vetë grua’.

Më fillim nga ora 19:00, në Teatrin Adriana, luhet shfaqja e Doug Wright me regji të Kushtrim Koliqit, ‘Unë jam vetë grua’.

Lexo Edhe:

Nga ora 20:00, mbahet ceremonia e mbylljes së edicionit të 53-të të Festivalit, poashtu në Teatrin Adriana. Përderisa mbrëmja muzikore fillon nga ora 21:00, me ‘La Fazani’.

Këtë vit, në edicionin e 53-të të FTF, në mes të shumë çmimeve tradicionale, është shtuar çmimi i veçantë “Yll në Ardhje”, që do t’i ipet një artisti të ri teatri (regjisor/e, aktor/e, kostumograf/e, skenograf/e, compozitor/e, etj) që sjell veçanti kreative a performuese dhe që premton yll teatri në ardhje.

/Gazeta Express