Sonte kompletohet e teta e finales së Championsit - Gazeta Express
string(49) "sonte-kompletohet-e-teta-e-finales-se-championsit"

Sonte kompletohet e teta e finales së Championsit

Gazeta Express

11/12/2019 13:48

14 skuadra kanë shkuar tutje tashmë, ndërsa sonte do ta sigurojnë kualifikimin edhe dy ekipe të tjera pas ndeshjeve të fundit në Grupet, A, B, C e D

Sonte do të kompletohet e teta e finales së Ligës së Kampionëve.

Lexo Edhe:

14 skuadra e kanë shkuar tutje tashmë, ndërsa dy të tjera do ta sigurojnë sonte kualifikimin në fazën tjetër.

Barcelona, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Chelsea, Juventus, Leipzig, Liverpool, Lyon, Manchester City, Napoli, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Tottenham e Valencia e kanë prerë nga një biletë për fazën eliminuese.

Në Grupin A, Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi e kanë siguruar kualifikimin.

Kampioni francez do të luajë sonte me Galatasarayn në shtëpi. Për ekipin turk kjo ndeshje është e rëndësishme pasi e kërkon vendin e tretë, që çon në Europa League.

Kurse, madrilenët e vizitojnë Club Bruggen, i cili po ashtu ka nevojë për fitore për të përfunduar në vendin e tretë.

Në Grupin B, Bayern Munichu e Tottenhami kanë shkuar tutje.

Pikërisht këto dy ekipe do të përballen në mes vete në “Allianz Arena”, po vetëm sa për prestigj.

Kurse, dueli tjetër i grupit pritet të jetë i zjarrtë.

Olympiakosi e pret Crvena Zvezdën në përballjen direkte për vendin e tretë, i cili dërgon në Europa League.

Në Grupin C, Manchester City është kualifikuar, por luftë e ashpër do të bëhet për vendin e dytë.

“Citizens” do ta vizitojnë Dinamo Zagrebin, i cili e kërkon kualifikimin në fazën tjetër.

Edhe ndeshja tjetër e Grupit në mes të Shakhtar Donestkut e Atalantas do të jetë interesant pasi edhe këto dy skuadra janë në lojë për kualifikim.

Në Grupin D, Juventusi është kualifikuar tashmë.

Ndërsa, për vend të dytë po garojnë Atletico Madridi e Bayer Leverkuseni.

“Los Colchoneros” me një fitore në shtëpi ndaj Lokomotiv Moskës kualifikohen tutje.

Kurse, Leverkuseni duhet ta mposht Juven dhe të shpresojë në një gabim të Atleticos për të shkuar përpara.

Leverkuseni ose Atletico mund të përfundojnë në Europa League sonte. /Gazeta Express/