Sonte derbi romak Lazio-Roma, Muriqi e Strakosha e nxehin bankën rezervë - Gazeta Express
string(71) "sonte-derbi-romak-lazio-roma-muriqi-e-strakosha-e-nxehin-banken-rezerve"

Futboll

Gazeta Express

15/01/2021 20:09

Sonte derbi romak Lazio-Roma, Muriqi e Strakosha e nxehin bankën rezervë

Futboll

Gazeta Express

15/01/2021 20:09

Në Olimpico sonte pritet që të luhet ndeshja në mes të Lazios dhe Romës në kuadër të xhiros së 18 të Serie A italiane.

Vedat Muriqi dhe Thomas Strakosha prapë nuk janë në formacionin e parë të Lazios sonte derisa për Romën po ashtu nuk ka startuar Marash Kumbulla.

Lexo Edhe:

Lazio dhe Roma do të jenë sonte në njërin prej derbive më të zjarrta në kryeqytetin italian.

Lazio edhe sonte ka zgjedhur që sulmit t’i prijë Caicedo dhe Immobile, derisa në bankë prapë është Muriqi.

Interesante është se as Thomas Strakosha nuk është ai lojtari që ka startuar në portën e Lazios ndeshjet e fundit, pasi që është Reina që ka startuar edhe sot.

Në anën tjetër, Roma hynë në këtë ndeshje paksa me e favorizuar pasi që është në vendin e tretë të Serie A pas 17 xhirove të luajtura, kundrejt Lazios që është në vendin e 8.

Pellegrini, Mkhitaryan dhe Edin Dzeko është treshja e sulmit të Romës sonte, kurse në mbrojtje prapë nuk ka startuar Marash Kumbulla ku në vend të tij ka startuar Smalling. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Lazio

Roma

Ndeshja fillon në ora 20:45