Sondazhi e nxjerr mirë përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovision
Muzike
Gazeta Express
04/05/2023 21:25
Eurovisioni po afron dhe bashkë me të edhe
emocionet e përfaqësimit të Shqipërisë.
Sondazhi i fundit online i “Wiwiblogs” po e
nxjerr aktualisht të parën Shqipërinë në rënditjen e përgjithshme.
Me 1348 votues, Shqipëria po prinë para
Gjeorgjisë e Austrisë.
“Duje” e Albina dhe Familja Kelmendit ka
befasuar edhe britanikët me organizimin që kanë shfaqur në Angli.
Plot 23 profesionistë të fushave të ndryshme
kanë udhëtuar në Liverpool për të sjellur një interpretim të paharruar për
Shqipërinë në garën më të madhe të këngës në Evropë.