Son i shënon katër gola në fitoren shkatërruese të Tottenhamit kundër Southamptonit - Gazeta Express
string(83) "son-i-shenon-kater-gola-ne-fitoren-shkaterruese-te-tottenhamit-kunder-southamptonit"

Son i shënon katër gola në fitoren shkatërruese të Tottenhamit kundër Southamptonit

Gazeta Express

20/09/2020 15:15

Heung-Min Son i ka shënuar katër gola fantastikë – të gjitha të përgatitura nga Harry Kane – duke i ndihmuar Tottenhamit ta shkaterrojë 5:2 Southamptonin të dielën në St Mary’s.

Kjo ishte fitorja e parë e Tottenhamit të Jose Mourinhos në sezonin e ri në Premierligë, pas disfatës në ndeshjen hapëse kundër Evertonit javën e kaluar, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Son dhe Kane kombinuan për katër golat e para të klubit londinez, duke e marrë plotësisht në dorë kontrollin e lojës pasi Danny Ings e kishte kaluar Southamptonin në epërsi në pjesën e parë.

Pasi i dhuroi katër asiste për Son, Kane e shënoi vet golin e pestë, ndërkohë që Ings shënoi edhe një herë për vendasit në fund të takimit nga penalltia. /Gazeta Express/