Solskjaer thotë se nuk heq dorë, pavarësisht humbjes turpëruese ndaj Liverpoolit - Gazeta Express
string(78) "solskjaer-thote-se-nuk-heq-dore-pavaresisht-humbjes-turperues-ndaj-liverpoolit"

Solskjaer thotë se nuk heq dorë, pavarësisht humbjes turpëruese ndaj Liverpoolit

Futboll

Gazeta Express

24/10/2021 21:41

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se ka ardhur shumë larg për të hequr dorë tani, megjithëse skuadra e tij u turpërua 5:0 nga Liverpooli në Old Trafford.

Mohamed Salah shkëlqeu duke shënuar het-trik, ndërsa Naby Keita dhe Diogo Jota shënuan nga një herë tjetër në fitoren më bindëse të skuadrës së Jurgen Kloppit ndaj Unitedit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Solskjaer tha se kjo disfatë ishte dita e tij më e errët si trajner, por këmbënguli se do të vazhdojë.

“Ne e dimë se e kemi arritur fundin, nuk mund të ndihemi më keq së kaq. Ta shohim”, tha Solskjaer pas ndeshjes.

“Unë kam ardhur shumë larg, ne kemi ardhur shumë larg si grup. Jemi shumë afër tani për të hequr dorë”, shtoi ai.

Kjo fitore ishte më e thella e Liverpoolit në Old Trafford dhe vendosi një seri rekordesh të padëshirueshme për Manchester Unitedin.

Shumë tifozë të Unitedit u larguan nga stadiumi kur ekipi i tyre e pësoi golin e katërt në fund të pjesës së parë.

Liverpooli mbetet i pamposhtur këtë sezon në ligë dhe tani mbledh 21 pikë në vendin e dytë, vetëm një më pak se lideri Chelsea.

Manchester Unitedi, që e pësoi humbjen e tretë në ligë këtë sezon, bie në vendin e shtatë me 14 pikë./Gazeta Express/