Solskjaer shpjegon pse e la Ronaldon në shtëpi në humbjen e Man United ndaj West Hamit - Gazeta Express
string(86) "solskjaer-shpjegon-pse-e-la-ronaldon-ne-shtepi-ne-humbjen-e-man-united-ndaj-west-hamit"

Futboll

Gazeta Express

23/09/2021 10:56

Solskjaer shpjegon pse e la Ronaldon në shtëpi në humbjen e Man United ndaj West Hamit

Futboll

Gazeta Express

23/09/2021 10:56

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka shpjeguar pse nuk e përfshiu Cristiano Ronaldon në skuadër për ndeshjen e së mërkurës kundër West Hamit në Carabao Cup.

Ronaldo nuk ishte në mesin e 18 lojtarëve të Unitedit në Old Trafford, pasi në sulm u ftuan vetëm Jesse Lingard, Anthony Martial dhe Jadon Sancho, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Para ndeshjes, Solskjaer shpjegoi se mungesa e Ronaldos ishte pjesë e disa ndryshimeve që ai kishte vendosur t’i bënte me qëllim për t’i pushuar lojtarët.

Duke folur për Sky Sports, Solskjaer tha: “Ne vendosëm pak a shumë para të dielën (për të bërë ndryshime). Ne kemi nevojë që më shumë lojtarë të jenë të gatshëm për ndeshje. Do të jetë një sezon i gjatë”.

“Cristiano Ronaldo ka ardhur dhe e ka bërë ndryshimin tashmë. Ai dëshiron të luajë sa më shumë që të jetë e mundur, por unë nuk mendoj se është e mundur”, shtoi ai.

Por Solskjaerit i kushtoi pushimi i yjeve kryesore, pasi Unitedi u mposht nga West Hami dhe u eliminua nga kupa.

Superylli portugez i ka shënuar katër gola në tri ndeshje që prej kthimit në Old Trafford këtë verë. Tri në Premierligë dhe një në Ligën e Kampionëve.

Unitedi do të përballet me Aston Villën në ndeshjen e radhës të shtunën në Premierligë. /Gazeta Express/