Solskjaer, për lëndimin e Pogbas: Shpresoj ai se do të mundë të luajë këtë vit


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 12:44

Manchester Unitedit do t’i mungojë mesfushori Paul Pogba edhe për pak kohë, edhe pse Ole Gunnar Solskjaer shpreson ta shohë atë sërish në fushën e lojës para se të përfundojë viti 2019, përderisa edhe Scott McTominay do të mungojë në javët e ardhshme.

“Djajtë e kuq” nuk e kanë në dispozicion mesfushorin fitues të Kupës së Botës nqë nga 30 shtatori, pasi që një problem në këmbë e ka mbajtur Paul Pogbas jashtë skuadrës, edhe pse gjendja e tij po përmirësohet, transmeton Gazeta Express.

Mbetet të shihet nëse 26-vjeçari do të kthehet në garë, pasi që Solskjaer ende nuk ka arritur ta vendosë një afat kohor për rikuperimin e tij nga lëndimi.

Trajneri i Djajve të kuq u tha gazetarëve para takimit të Premierligës me Sheffield Unitedin të dielën: “Pogba është duke u përmirësuar. Natyrisht ai ka qenë jashtë skuadrën dhe kur e kë këmbën në gips për aq kohë të gjatë, duhet të kthehet ngadalë”.

“Ai nuk i ka filluar ende ushtrimet për futboll, kështu që do të na duhet edhe pak kohë para se ta shohim atë. Ai e ka pasur edhe një tjetër test dhe skanim në fillim të pushimit të ekipeve kombëtare dhe ai nuk është shëruar ende”.

“Ai ka filluar të punojë në pajisjen e vrapimit dalëngadalë dhe me biçikleta. Do të duhet edhe pak javë deri sa të mund të kthehet në fushën e lojës. Shpresojmë ta shohim atë në vitin 2019”.

Në mungesë të Pogbas, për Manchester Unitedin ka shkëlqyer Scott McTominay, mirëpo edhe ai ka pësuar lëndim së fundi dhe Solskjaer e ka konfirmuar se ai do të mungojë në ndeshjet kundër Sheffield Unitedit dhe Astanas. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart