Solskjaer me dy rekorde negative, nuk i kishte ndodhur Unitedit që nga vitet 1978 e 1981


Gazeta Express
21 Prill 2019 17:13

Evertoni e ka turpëruar Manchester Unitedin në “Goodison Park”, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0. Kështu, Unitedi tani rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Champions League për sezonin 2019/20.

Manchester Unitedi i Ole Gunnar Solskjaer është mposhtur me rezultat të thellë në “Goodison Park”, nga Evertoni, skuadër që ka humbur më së shumti ndeshje në histori të Premierligës nga “Djajtë e Kuq” (36), raporton Gazeta Express.

Kjo duket se ishte një ndeshje hakmarrëse për ta që triumfuan në shtëpi 4-0, me dy gola në pjesën e parë dhe dy në atë të dytë.

Njëherit, kjo ishte humbja e pestë në radhë e Manchester Unitedit me Ole Gunnar Solskjaer në udhëtim në të gjitha garat. Hera e fundit kur kjo i kishte ndodhur “Djajve të Kuq” ishte në mars të vitit 1981 me Dave Sexton në stol.

Përveç kësaj, pas katër golave që pranoi Unitedi ditën e sotme, është rritur numri në 48.

Unitedi s’kishte pranuar kaq shumë gola në një sezon që nga edicioni 1978/79 (63).

Kjo humbje e thellë e lë Manchester Unitedin në pozitën e gjashtë me 64 pikë, dy më pak se vendi i katërt, që dërgon në Champions League e që është objektivi i “Djajve të Kuq”, por tani gjithçka është më e komplikuar 4 ndeshje para fundit të edicionit. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart