Solskjaer jep lajmin e mirë për Paul Pogbën - Gazeta Express
string(43) "solskjaer-jep-lajmin-e-mire-per-paul-pogben"

Solskjaer jep lajmin e mirë për Paul Pogbën

Gazeta Express

23/11/2020 23:25

Paul Pogba pritet të jetë në fushë të marte në Ligën e Kampionëve.

Paul Pogba mund të kthehet n aksion për Manchester Unitedin në përballjen e Champions League kundër Istanbul Basaksehir të martën mbrëma.

Lexo Edhe:

Mesfushori mungoi në ndeshjen kundër West Bromëich Albion të shtunën pas një goditje që mori me Francën, por është stërvitur të hënën me shokët e skuadrës dhe duket të jetë gati për të luajtur.

“Shpresojmë që Pogba do të jetë i gatshëm, ai është stërvitur këtë mëngjes, do të shohim nëse do të ketë ndonjë gjë deri nesër”. /Gazeta Express/