Sokoli shumë afër Ferizajt - Gazeta Express
string(26) "sokoli-shume-afer-ferizajt"

Sokoli shumë afër Ferizajt

Gazeta Express

20/02/2020 11:36

Ferizaj i ka konfirmuar bisedimet me trajnerin e njohur, Bylbyl Sokoli, i cili me shumë gjasë do ta zëvendësojë Bekim Isufin e dorëhequr.

Gazeta Express raporton se klubi bardh e kaltër ka njoftuar se ende nuk ka arritur marrëveshje me Sokolin, por i ka konfirmuar bisedimet me ish trajnerin e vet, me të cilin bënë mrekullinë në kampionatin e kaluar, duke mbijetuar befasisht në elitë.

“FC Ferizaj në bisedime me ‘Profën’. Klubi ynë është në bisedime me trajnerin e mirënjohur vendor, Bylbyl Sokoli për të udhëhequr FC Ferizaj në sezonin pranveror. Bisedimet janë duke vazhduar akoma, dhe për momentin nuk ka asnjë zyrtarizim. Për çdo ndryshim do të njoftoheni me kohë në faqen zyrtare të klubit tonë”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

Lexo Edhe:

Ferizaj është në vendin e dhjetë në Superligë, në zonën që dërgon në Ligën e Parë, dhe shtë katër pik larg ikjes nga kjo zonë. /GazetaExpress/