Sokoli konfirmon mungesën e madhe para ndeshjes me Llapin


Gazeta Express
12 Shtator 2019 19:31

Pas pauzës për shkak ndeshjeve të përfaqësueseve, nesër vazhdon kampionati i Kosovës me javën e 4-t.

Prishtina e pret Llapin, dy skuadra këto, që edicionin e fundit rivalizuan për titull deri në javën e 31-të kur kryeqytetasit kishin mposhtur llapjanët me rezultat 1-0.

Prishtina duelin e së premtes e pret me trajnerin e ri, Bylbyl Sokoli i cili do të debutoj në postin e sapoemëruar.

Sokoli ka konfirmuar që në këtë takim do të mungojë Leonit Abazi, derisa shpreson “në prezantim të suksesshëm të ekipit“.

Është ndeshja ime e para dhe luajmë kundër një ekipi cilësor. Atmosfera në klub është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresoj në prezantim të suksesshëm të ekipit në këtë ndeshje timen të parë. Jemi skuadër komplete, përveç Leonit Abazit që ka pasur një lëndim gjatë javës i cili është duke e sanuar lëndimin dhe mungon në ndeshje”, ka thënë Bylbyl Sokoli. /Zeri

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart