Sokol Balla pëson infarkt, dërgohet me urgjencë në spital - Gazeta Express
string(56) "sokol-balla-peson-infarkt-dergohet-me-urgjence-ne-spital"

Sokol Balla pëson infarkt, dërgohet me urgjencë në spital

Lajme

Gazeta Express

22/03/2022 20:47

Sokol Balla i sapo rikthyer në postin e drejtorit të informacionit te Top Channel ka pësuar një infarkt sot dhe gjendet në spital.

Ende nuk dihen detaje të tjera deri tani për gjendjen e tij, por dihet vetëm që është në spital, ku ka shkuar me urgjencë.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se Balla është një gazetar me shumë përvojë dhe eksperiencë, me poste drejtuese në disa nga televizionet kryesore të vendit. Ai u bë i njohur ku për shumë vite drejtoi redaksinë e lajmeve, po ashtu kishte emisionin e tij ‘Top Story’, dy herë në javë.

Më pas provoi edhe televizione të tjera, si Vizion + apo së fundmi Neëw 24. Po ashtu njihet për shkrimet dhe analizat e tij të shpeshta në revista e gazeta. Nuk dihet nëse ka pasur edhe më parë probleme me shëndet.