Sokol Balla ndëron sërish ekran, ku do e shohim tani


Gazeta Express
19 Korrik 2019 15:17

Vitin e kaluar, gjatë merkatos së televizioneve,  gazetari i njohur Sokol Balla ndryshoi televizion. Prej vitesh në “Top Channel”, ai kaloi në “Vizion Plus”, lëvizje e cila u pasua gjithashtu me një tjetër largim.

Pas “Vizion Plus” me “Real Story”, Balla iu rikthye pasionit të vjetër, radios, duke moderuar një emision të ri radiofonik në “InTV”, të quajtur “Radio IN”.

Mirëpo, “cna.al” ka zbuluar lëvizjen e re të Ballës. Shumë shpejt, gazetari do t’i rikthehet ekranit.

Ai do të jetë drejtor i përgjithshëm i televizionit “News 24”, si dhe do të moderojë edhe një emision politik, i cili përflitet të jetë “Të paekspozuarit”, duke zënë kështu vendin e Ylli Rakipit, i cili e drejton prej vitesh këtë emision.

Te fundit


Kthehu lart