Soda e bukës bën mrekulli në flokët e vajzave


Gazeta Express
25 Prill 2019 0:45

Të mirat që përmban soda e bukës Mund ta përdorini për të gatuar apo për të pastruar, ose për trajtime të problemeve mjekësore. Por, a e kishit menduar ndonjëherë ta përdorni për flokët? Po, është e vërtetë, soda e bukës ka disa përfitime të pabesueshme për flokët e juaja.

Mund ta përdorësh në vend të shampoos normale. Është një produkt i sigurtë dhe ekonomik, i cili pastron në mënyrë të natyrshme dhe i le flokët të shëndetshëm. Nëse je skeptik kontrolloni disa nga beneficet e përdorimit të sodës në flokët e juaj:

1. Soda e bukës heq mbetjet Soda e bukës do të të ndihmojë të heqësh mbetjet e çdo produkti që ke përdorur për flokët. Mbetjet e shampoo-s, balsamit apo llakut e xhelit, që mund të krijojnë yndyrë në flokë. Soda është perfekte për të pastruar flokët.

2. Heq klorin Nëse ndjek notin në pishinë apo uji në rubinet vjen me hsumë klor, me siguri që e di se klori mund të të dëmtojë flokët. Madje, mund t’i ndërrojë edhe ngjyrën! Soda e bukës ndihmon në heqjen e klorit nga lëkura e kokës, duke e mbrojtur nga dëmet.

3. Favorizon rritjen e flokëve Nëse flokët e tu janë të dëmtuar nga lyerjet e shpeshta, apo substancat kimike, mund të ken pengesa në rritjen e tyre. Soda është në gjendje të pastrojë flokët më mirë se shampoja. Ta përdorësh për të eleminuar pisllëkun mund të të ndihmojë në rritjen e flokëve.

Ja si të përdorni sodën e bukës në flokët tuaj: – Përzjeni sodën e bukës me ujë duke hedhur nga 1 në 3 lugë gjelle sodë, në bazë të flokëve që keni. Sa më shumë flokë të keni, aq më shumë do të keni nevojë. Për flokë të gjatë deri në shpatulla, përdorni 1 lugë gjelle sodë dhe 6 lugë ujë.

– Mund ta përdorni sodën mbi flokë të lagur apo të thatë. Aplikoni përzierjen më parë tek rrënjët dhe deri tek majat.

– Lëreni përzierjen mbi kokë për disa minuta e më pas shplajeni me ujë të bollshëm.

– Shplani flokët me një përzierje të uthullës së mollës me ujë. Raporti në këtë rast duhet të jetë 1 me 4. Nëse dëshironi, shtoni dy pika vaj esencial.

-Për të aplikuar miksimin me uthullën e mollës, kini kujdes kontaktin e kësaj të fundit me sytë, ndaj mbani kokën të me sytë lart.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart