“Socion” me Fehmi Feratin, emision i ri në T7 nga kjo e martë
Rozë
Gazeta Express
22/04/2024 17:50
“Socion” është emisioni më i ri në T7 që nisë këtë të martë.
Nën autorësinë dhe drejtimin e Fehmi Feratit, ky është një emision ku çdo javë diskutohen tema sociale, fenomene dhe probleme tjera të shoqërisë me mysafirë të fushës dhe profesionistë duke dhënë edhe propozime e këshilla.
Në emisionin e parë diskutohet për polarizimin e shoqërisë dhe gjuhën e urrejtës në rrjetet sociale.
Emisionin “Socion” do të mund të ndiqni të martave, nga ora 22:30, vetëm në T7.