Sociedadi nuk ia vazhdon kontratën Januzajt - Gazeta Express
string(43) "sociedadi-nuk-ia-vazhdon-kontraten-januzajt"

Futboll

Gazeta Express

23/05/2022 11:38

Sociedadi nuk ia vazhdon kontratën Januzajt

Futboll

Gazeta Express

23/05/2022 11:38

Adnan Januzaj nuk do të luajë më në Real Sociedad.

Lexo Edhe:

Futbollistit kosovar do t’i skadojë kontrata me klubin spanjoll më 30 qershor dhe ai nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit nga La Liga.

Ishte vetë Sociedadi që e konfirmoi ndarjen me përfaqësuesin belg.

Negociatat në mes të palëve janë zhvilluar qe një kohë, por nuk kanë arritur marrëveshje për nënshkrimin e kontratës së re, shkruan “Gazeta Express”.

Në sezonin që përfundoi në fundjavë, futbollisti ofanziv i ka realizuar 5 gola, prej tyre dy nga penalltia, ndërsa i ka zhvilluar 27 ndeshje si titullar dhe i ka zhvilluar 2.367 minuta.

Sociedadi e ka falënderuar Januzajn për angazhimin, dedikimin dhe sakrificën e bërë gjatë periudhës sa ka luajtur në këtë klub, ndërsa i uron suksese në të ardhmen personale dhe profesionale.

Januzaj ka oferta nga Italia dhe nuk përjashtohet mundësia që në sezonin e ardhshëm ta shohim duke luajtur në Serie A. /Gazeta Express/