Socialistët mblidhen për strukturat e reja, por Ramës prej vitesh i ka mbaruar mandati i kryetarit


Gazeta Express
22 Korrik 2019 15:54

Partia Socialiste do të mbajë nesër mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Një vend të rëndësishëm në punimet e saj do të zërë diskutimit në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Në agjendë thuhet se përpos zgjedhjeve do të diskutohet edhe për rifreskimin e strukturave drejtuese të partisë.

Thuhet se do të mbahen zgjedhjeve në të gjithë shkallën hierarkike të partisë, por nuk përmbendet fakti se Rama prej shumë vitesh ka një mandat të përfunduar.

Mandati i kryetarit të partisë ishte edhe “molla e sherrit” që solli largimin e Ben Blushit nga Partia Socialiste.

Ai kërkonte zgjedhje për kryetarin, ndërsa socialistët me statutin e ndryshuar vendosën që kryetari të rizgjidhet automatikisht në momentin kur fiton zgjedhjet.

Në rendin e ditës së asamblesë që mblidhet nesër ora 16:00 janë:

1. Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.

2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.

5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS.

6. Të ndryshme.

Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart