Socialistët bëjnë gati rezolutë për në kuvend, nesër pritet qëndrimi i PS për Kushtetuesen


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 16:23

Ditën e nesërme pritet që në orën 10:00 Kuvendit të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ngërçin e krijuar nga përplasja institucionale me disa prej emërimeve nga ana e Parlamentit dhe Presidentit.

Mësohet se në konferencën e kryetarëve në Kuvend, socialistët kanë nisur punën për të sjellë nesër në kuvend një rezolutë për funksionimin e Kushtetueses.

Pavarësisht se ende nuk është mësuar në detaje përmbajtje e kësaj rezolute që pritet të miratohet nesër nga socialistët, bëhet me dije se të majtët do t’i bëjnë thirrje Presidentit Meta dhe institucioneve të tjera që të reflektojnë mbi veprimet e tyre për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Kësisoj pritet që nesër socialistët të japin qëndrimin e tyre në lidhje me përplasjen për postet në Kushtetuese, e konkretisht atë të dy kandidateve Arta Vorpsi (e miratuar nga parlamenti me argumentin se Presidenti ka kaluar afatet ligjore) dhe Marsida Xhaferllari (e dekretuar nga Presidenti, si zgjedhja e tij e dytë për postin e anëtarit në GJ.K).

Te fundit


Kthehu lart