Sneijder: Po të doja do të isha si Messi dhe Ronaldo - Gazeta Express

Sneijder: Po të doja do të isha si Messi dhe Ronaldo

Sport

Gazeta Express

20/11/2019 23:34

Ish-mesfushori i Holandës dhe Interit, Wesley Sneijder, pretendon se sikur t’i ishte përkushtuar futbollit 100%, do ta kishte arritur nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Sneijder i bëri këto komente befasuese duke folur në një intervistë për Fox Sport, transmeton Gazeta Express.

“Sikur unë të jetoja 100% për futbollin, atëherë do të isha në të njëjtin nivel me Messin dhe Ronaldon”, tha holandezi.

“Nuk desha të bëj një gjë të tillë dhe nuk pendohem për këtë!” shtoi ai

Gjatë karrierës së tij të bujshme, Sneijder shquhet për sezonin 2009/10, kur e fitoi tripletën me Interin dhe arriti në finale të Kupës së Botës me Holandën. /Gazeta Express/