Snajperët kujdesen për sigurinë e Clinton-it, Albright-it e Clark-ut


Gazeta Express
12 Qershor 2019 11:32

Forcat të shumta të policisë janë angazhuar për të siguruar që vizita e presidentit amerikan Bill Clinton, ish-sekretares Madeleine Albright dhe gjeneralit Wesley Clark, të kalojë pa asnjë incident të mundshëm.

Derisa është përgatitur sot organizimi kryesor në qendër të sheshit të Prishtinës, për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, në të cilin do të marrin pjesë Clinton, Albright e Clarck, janë angazhuar edhe forca speciale të Policisë së Kosovës të cilët me snajperë do të kujdesen për sigurinë.

Clinton do të parakalojë nëpër sheshin qendror të Prishtinës, e qytetarë të shumtë do të kenë rastin që ta shohin e përshëndesin. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart