“S’mund ta imagjinonim një finale pa tifozë, boll kanë vuajtur për 12 muaj” - Gazeta Express
string(71) "smund-ta-imagjinonim-nje-finale-pa-tifoze-boll-kane-vuajtur-per-12-muaj"

Futboll

Gazeta Express

14/05/2021 10:30

“S’mund ta imagjinonim një finale pa tifozë, boll kanë vuajtur për 12 muaj”

Futboll

Gazeta Express

14/05/2021 10:30

Finalja e Champions League do të zhvillohet më 29 maj, në stadiumin “Dragao” të Portos dhe jo në “Ataturk” të Stambollit sikur ishte programuar në fillim.

UEFA tentoi ta çonte në Wembley, meqë në finale janë kualifikuar Manchester City dhe Chelsea.

Lexo Edhe:

Gjithsesi në fund nuk pati një marrëveshje dhe u vendos që finalja të zhvendosej në Portugali për të dytin vit radhazi.

Në stadium do të lejohen 12 mijë tifozë dhe normalisht pritet të ketë një tjetër atmosferë.

Në lidhje me gjithë situatën e krijuar, ka folur edhe presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin.

“T’u heqësh mundësin tifozëve të shohin ndeshjet, personalisht për mua nuk është opsion. Jam i lumtur që u gjet marrëveshja. Tifozët kanë vuajtur për 12 muaj duke mos i parë në stadium skuadrat e tyre, teksa shkuan në finalen e Champions League, që është kulmi i futbollit”, tha ai.

“Pas një viti duke duruar, nuk është e drejtë që ata të mos keni shansin të shohin ekipin e tyre të zemrës në ndeshjen më të madhe të sezonit”, është shprehur Ceferin mes të tjerash”.

“Vështirësitë për të lëvizur ishin të mëdha dhe Federata Angleze e Futbollit dhe autoritete bënë të gjitha përpjekjet që ndeshja të luhej në Angli. Dua t’i falënderoj ata për punën e tyre në përpjekje që finalja e Champions të zhvillohej në Mbretërinë e Bashkuar”.

Federata Turke e Futbollit dhe autoritetet atje gjithmonë kanë qenë partnerë të mirë të UEFA-s dhe shpresoj që në Stamboll dhe Turqi të luhet një tjetër finale Champions League në të ardhmen”.

Shpresoj që finalja të jetë simbol i shpresës për ringjalljen e Europës nga një periudhë e vështirë dhe tifozët të kenë mundësi të këndojnë për ekipet e zemrës dhe ta bëjnë këtë finale si më të mirën e futbollit”.