Smrekonica e Vushtrrisë në karantinë, 30-vjeçari i operuar në kokë nuk lejohet të dalë nga fshati - Gazeta Express
string(97) "smrekonica-e-vushtrrise-ne-karantine-30-vjecari-i-operuar-ne-koke-nuk-lejohet-te-dale-nga-fshatis"

Smrekonica e Vushtrrisë në karantinë, 30-vjeçari i operuar në kokë nuk lejohet të dalë nga fshati

Gazeta Express

08/04/2020 14:07

Në komunën e Vushtrrisë janë konfirmuar 17 raste si të konfirmuara me Covid-19. Prej tyre 10 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus vetëm në fshatin Smrekonicë të këtij qyteti. Ky fshat tashmë është izoluar dhe pritet të bëhen edhe testime të tjera për banorët që gjenden atje.

Në një deklaratë në lidhje direkte për Gazetën Express, kryetari i fshatit Smrekonicë në Vushtrri, Fidan Bejta, ka deklaruar se banorët atje janë në panik si pasojë e përhapjes së virusit. Ai thotë se po ashtu ka reduktime të energjisë elektrike.

Lexo Edhe:

“Situata është në panik në fshatin tonë. Është vështirësua mjaft shumë jeta e banorëve. Ka shumë mungesa për gjërat elementare. Numri i të infektuarve në fshatin tonë ka shkuar në 10. 8 u konfirmuan dje. Janë edhe disa persona të tjerë në fshatin tonë që po presin të testohen. Imami i fshatit nuk ka pasë kontakt me popullatën në xhami. Në mesin e të infektuarve ka edhe fëmijë, gjendja shëndetësore e tyre është e mirë. Kemi pasë shumë reduktime të energjisë elektrike”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, sipas tij, në këto momente një person ka nevojë urgjente që të dalë nga fshati ngase është operuar ditë më parë. Ai nuk po lejohet të dalë nga fshati.

“Mirëpo, banorët tash po kanë ankesa për gjërat e tjera. Terapi s’po kanë banorët. Ka persona që janë operuar e që nuk po lejohen të dalin nga fshati. E kemi një rast një person që ka pasë operim edhe duhet urgjentisht me intervenu në atë rast. Barna mirë po kemi furnizime”, ka deklaruar Bejta.