Smalling e kërkon largimin, rivalët e Romës shfaqin interesim për anglezin - Gazeta Express
string(73) "smalling-e-kerkon-largimin-rivalet-e-romes-shfaqin-interesim-per-anglezin"

Smalling e kërkon largimin, rivalët e Romës shfaqin interesim për anglezin

Sport

Gazeta Express

27/01/2023 21:07

Sikur të mos mjaftonte çështja e Nicole Zaniolo-s, Roma tani ka një tjetër problem për të trajtuar.

Pas Zaniolos, edhe qendërmbrojtësi anglez raportohet se po e dëshiron largimin nga “Olimpico”, ka raportuar “Tuttomercatoweb”.

Lexo Edhe:

Smalling do të mbetet futbollist i lirë pas përfundimit të sezonit, pasi kontrata e tij me Romën skadon më 30 qershor, transmeton Gazeta Express.

Për 33-vjeçarin raportohet se interesim ka shprehur Interi, me këta të fundit që po kërkojnë një zëvendësues të Milan Skrinarit, i cili raportohet se është në rrugën drejt largimit nga “Meazza”.

Chris Smalling është pjesë e Romës që nga tetori i vitit 2020.

Ai deri më tani ka regjistruar 121 paraqitje me romakët në të gjitha garat, ka shënuar dhjetë gola dhe ka shtuar katër asistime. /Gazeta Express/