Sllovakia i ofron Kosovës një projekt kundër përhapjes së COVID-19 - Gazeta Express
string(66) "sllovakia-i-ofron-kosoves-nje-projekt-kunder-perhapjes-se-covid-19"

Gazeta Express

06/04/2020 7:32

Sllovakia i ofron Kosovës një projekt kundër përhapjes së COVID-19

Gazeta Express

06/04/2020 7:32

Zyra Ndërlidhëse e Republikës Sllovake në Prishtinë i ka ofruar administratës së Kosovës një projekt të dobishëm që synon të luftojë kulmin e shpërthimit të COVID-19.

Projekti është dhuratë nga populli i Sllovakisë për të gjithë kosovarët dhe qëllimi i tij është të krijojë bazë të vullnetarëve – si mjet për të ndihmuar në menaxhimin e mbështetjes për personelin mjekësor.

Lexo Edhe:

Ai lidh studentët e mjekësisë ose personat me përvojë mjekësore të gatshëm për të punuar si vullnetarë në spitale.

Në Sllovaki, që nga lansimi javën e kaluar, më shumë se 800 vullnetarë mjekësorë, jo vetëm studentë të mjekësisë, dhe më shumë se 50 spitale janë bërë pjesë e platformës.

“Dhjetëra vullnetarë tashmë janë duke ndihmuar në spitalet Sllovake. Të gjithë jemi bashkë në këtë!”, thuhet në komunikatën e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë.