Sllovaki: Zgjedhje parlamentare nën hijen e një vrasjeje - Gazeta Express
string(55) "sllovaki-zgjedhje-parlamentare-nen-hijen-e-nje-vrasjeje"

Sllovaki: Zgjedhje parlamentare nën hijen e një vrasjeje

Gazeta Express

29/02/2020 9:32

Më 29 shkurt në Sllovaki zgjidhet parlamenti i ri, ndryshe Këshilli Kombëtar. Rezultati i këtyre zgjedhjeve varet shumë nga kujtimi për një vrasje që e tronditi me themel vendin para dy vjetësh.

“Dua t’u lutem vetëm për diçka: Merrni pjesë në votime dhe vendosni me mendje e zemër”, tha Jozef Kuciak gjatë një demonstrate në Bratislavë, të premten më 21 shkurt, dita, kur u mbushën dy vjet nga vrasja e djalit të tij, Jan dhe të fejuarës, Kusnirova. Të dy u vranë, sepse Jan, gazetari investigativ i portalit “Aktuality.sk” kishte zbuluar fijet mafioze të sipërmarrjeve sllovake. Më në fund sipërmarrësi dhe multimilioneri, Marian Kocner u akuzua, se në shkurt 2018 kishte autorizuar vrasjen e Kuciak. “

Lexo Edhe:

Vrasja që ndryshoi Sllovakinë

“Kjo vrasje e ka ndryshuar me themel Sllovakinë”, thotë presidenti i Institutit për Çështjet Publike”, IVO,  Grigorij Mesežnikov në bisedë me Deutsche Wellen. “Në kuadër të hetimeve, u bë e qartë, se sa të infiltruara nga mafia ishin organet e shtetit. Askush nuk dinte gjë se si ky njeri (Kocner, shën red.) ia doli të krijonte lidhje të forta në gjykata, prokurori e qeveri.” Vrasja e Kuciak solli një valë protestash. Për iniciativën “Për një Sllovaki të ndershme”, Za slušné Slovensko nuk ka dyshim që partia qeverisëse Smer SD krijoi atmosferën, ku u bë e mundur një vrasje e tillë. Ata duan të pengojnë që kjo parti të qeverisë në të ardhmen. “Rezultatet e hetimeve ishin tronditëse dhe i ndikuan shumë njerëzit. Ky ndryshim duhet të duket në zgjedhje”, thotë Mesežnikov. Sipas sondazheve, partia Smer e ish-kryeministrit, Robert Fico ndodhet në vendin e parë mes 8 grupimeve, Megjithatë ajo mund të marrë vetëm 32 vende nga 76 që duhen për të qeverisur. Në një kohë që asnjë parti nuk do të bëjë koalicion me këtë parti.

Slowakei Demonstrationen zum 2. Jahrestag Ermordung von Jan Kuciak und Martina Kusnirova (DW/A. M. Pedziwol)

Kujtohet 2 vjetori i vrasjes së Jan Kuciak

Marshimi i njerëzve të zakonshëm?

Javët e fundit një parti u ngjit lart në preferencën e votuesve. OĽaNO, Partia e Njerëzve të Zakonshëm dhe të Pavarur e sipërmarrësit  Igor Matovič: “OĽaNO ekziston prej nëntë vjetësh dhe përbëhet nga një parti neokonservatore, e një liberale, si edhe kandidatë të pavarur, qëndrimet e të cilëve vështirë se parashikohen”, thotë në një intervistë për DW, Juraj Marušiak, historian dhe politolog në Institutin e Shkencave Politike në Akademinë e Shkencave Sllovake. “Një formacion heterogjen”, thotë eksperti, që e sheh këtë parti si lëvizje proteste postmoderne pa struktura partiake.

Matovič ka shanse të mëdha të zgjidhet kryemninistri i ri. Bashkëqeverisjen me Smer ai e përjashton. Politologu Marušiak kujton, se edhe për Robert Ficon dhe pasuesin e tij, Peter Pellegrini nuk do të ishte i lehtë një koalicion me Matovič. Ata e kanë sulmuar atë si njeri që ka bërë evazion fiskal, thotë politologu. Në parlament ka gjasa të hyjnë edhe katër parti të tjera të opozitës demokratike. Koalicioni i partive liberale, Sllovakia Progresive, PS, që u bashkëthemelua nga presidentja aktuale, Zuzana Čaputov, dhe partia Spolu, “Së bashku” që pritet të arrijnë afër 9% të votave. Partia  Za ľudí “Për njerëzit” e ish-kreut të shtetit, Andrej Kiska, 8,2% dhe partia liberale, SaS, “Liri dhe Solidaritet” që në sondazhe arrin 6,1% të votave. OĽaNO mund të bënte pra koalicion me këto parti e të arrinte një shumicë të konsiderueshme votash.

Slowakei Mordprozess Journalist Jan Kuciak (DW/A. M. Pędziwol)

Procesi kundër Marian Kocner, biznesmenit që porositi vrasjen ndërkohë ka filluar

Jo shumë muaj më parë, partitë sllovake i trembeshin edhe një skenari ekstremist. Partia radikale e djathtë,  ĽSNS “Sllovakia Jonë” e Marian Kotlebas, e të cilën politologu Marušiak e vlerëson si neofashiste, në sondazhet e dhjetorit e janarit dilte forca e dytë në vend. Por në sondazhet e shkurtit kjo parti ra në vlerat e sondazheve të zakonshme, afër 10% duke kaluar në vend të tretë. Me këtë ajo sërish është aq e fuqishme, sa të krijojë një situatë pati pas zgjedhjeve, nëse partia liberale SaS apo KDH nuk e kapërcejnë pragun zgjedhor të 5%. Ekspertët janë të mendimit, se në një rast të tillë do të krijohej një kabinet ekspertësh deri në zgjedhje të parakohshme parlamentare./DW