Skulptura qesharake e Melania Trump në vendlindjen e saj


Gazeta Express
7 Korrik 2019 11:27

Një skulpturë prej druri e zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, është ndërtuar në vendlindjen e saj, Slloveni. Skulptura qesharake është ekspozuar afër fshatit të saj të lindjes, Sevnica.

E mbikëqyrur nga artisti amerikan, Brad Downey dhe nga artisti vendas Ales Zupevs, statuja, ishte pjesë e një ekspozite që flet për rrënjët e zonjës së parë, diku në malet Alpe.

Statuja e saj, ishte krijuar nga një trung i madh i drurit, i cili ishte marrë nga fshati Rozno, shtatë kilometra larg Svenicës.

Skulptorët thanë që ata nuk kanë për qëllim që statuja e tyre të pëlqehet, ndërsa në Lublanë kanë shprehur dyshime se a është serioze kjo statujë, madje disa po e konsiderojnë ofendim.

Edhe pse nga statuja nuk dihet se kush është, veshja me ngjyrë të kaltër simbolizon veshjen e saj në ditën e inaugurimit të presidentit, Donald Trump. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart