Skocia që një javë pa asnjë të vdekur nga Covid-19 - Gazeta Express
string(50) "skocia-qe-nje-jave-pa-asnje-te-vdekur-nga-covid-19"

Gazeta Express

15/07/2020 15:16

Skocia që një javë pa asnjë të vdekur nga Covid-19

Gazeta Express

15/07/2020 15:16

Ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, ka thënë se janë bërë shtatë ditë që në vendin e saj nuk është regjistruar asnjë i vdekur nga koronavirusi.

Viktima të koronavirusit nuk pati as në 24 orët e kaluara në shtetin me rreth 5.5 milionë banorë, që do të thotë se shifra e përgjithshme e të vdekurve mbeti 2,490.

Lexo Edhe:

Kjo shifër është shumë më e vogël se numri i konfirmuar prej 4,187 të vdekurve sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Statistikave, sepse aty përfshihen të gjitha rastet ku Covid-19 përmendet në certifikatën e vdekjes, pavarëësisht nëse pacientët e ndjerë janë testuar apo jo.

Duke folur në konferencën e rregullt për gazetarë, Sturgeon shtoi se nga 26 qershori janë shënuar gjashtë ditë pa asnjë rast të personave të infektuar që janë pranuar në spitale.

Në krahasim me Anglinë, Skocia ka shënuar shumë më pak të vdekur dhe të infektuar me koronavirus. Në përgjithësi, Mbretëria e Bashkuar ka më së shumti viktima në Evropë.