“Skenë krimi”, të rinjtë e PD rrethojnë vendi ku do zhvillohet mbledhja e të Këshillit Bashkiak


Gazeta Express
19 Gusht 2019 11:26

Disa të rinj e të reja të Shkodrës kanë rrethuar me shirita “skenë krimi”, vendin ku po zhvillohet mbledhja e Këshillir Bashkiak Shkodër.

Ata rrethuan Bibliotekën e Universitetit, ku socialistët janë thirrur të konstituojnë Këshillin Bashkiak, me një shirit të verdhë, nga ata që përdor policia në skenar e krimit.

Për të rinjtë e Shkodrës është krim që Bashkia e tyre të drejtohet nga persona pa legjitimitet dhe që përfaqëosojnë pakicën e pakicës në Shkodër.

Të rinjtë janë shorehur, gjithashtu, se është krim, skenari i qeverisë, e cila detyron Këshillin e ri Bashkiak të Shkodrës të shpallë mbarimin e mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe të bëjë zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët.

Këshilli Bashkiak i Shkodrës pritet të konstituohet sot. Partia Demokratike ka lajmëruar protestë dhe shprehet se nuk do të lejojë që mbledhja të zhvillohet. PS nis lëvizjet dhe ndryshon vendin, ku do të mbahet mbledhja.

Te fundit


Kthehu lart