Skenderaj: Nxënësi i shkollës së mesme kapet me armë zjarri në shkollë - Gazeta Express
string(69) "skenderaj-nxenesi-i-shkolles-se-mesme-kapet-me-arme-zjarri-ne-shkolle"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2021 14:18

Skenderaj: Nxënësi i shkollës së mesme kapet me armë zjarri në shkollë

Lajme

Gazeta Express

20/04/2021 14:18

Policia njofton se brenda hapësirave të një shkolle të mesme  profesionale kanë hasur në një të dyshuar të  mitur,  tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë” dhe një karikator pa municion.

Arma e sekuestruar si provë materiale do t’i kalojë Prokurorisë për procedura të mëtejme. Ndërsa,  në prani të avokatit është intervistuar i dyshuari i mitur R. M., 17 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo Edhe:

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ’’Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’’”, njofton tutje policia, transmeton Gazeta Express.