Kandidati për deputet nga lista e PDK-së, Dr. Skender Ukaj, ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga veteranët e UÇK-së nga Komuna e Istogut.
Ukaj ka thënë se falë luftës së UÇK-së dhe partneritetit me Amerikën dhe Evropën, Kosova sot është e lirë dhe shtet i pavarur dhe sovran.
Dr. Ukaj ka thënë se edhe punëtorët shëndetësorë e ushtrojnë funksionin e tyre të lirë falë luftës së ish-ushtarëve të UÇK-së.
“Ish-ushtarëve të UÇK-së u jam mirënjohes përjetë”, ka thënë Ukaj, i cili mban numrin 47 në listën e PDK-së.