Skena kaosi, qytetarët zihen me thika për disa pika benzinë - Gazeta Express
string(58) "skena-kaosi-qytetaret-zihen-me-thika-per-disa-pika-benzine"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 14:13

Skena kaosi, qytetarët zihen me thika për disa pika benzinë

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 14:13

Londra po përgatit forcat e armatosura për të lehtësuar problemet me furnizimin me karburant.

Me sa duket pritja e gjatë dhe radhët në pikat e karburantit kanë irrituar britanikët, të cilët kanë arritur të marrin dhe thika me vete për të siguruar pak benzinë.

Lexo Edhe:

Një shofer britanik në jug-lindje të Londrës, i irrituar nga pritja e gjatë dhe radhët kilometrike për pak benzinë, debatoi me një shofer tjetër,  pa hezituar të nxirrte edhe një thikë.

Siç shihet në video, shoferi i tërbuar iu drejtua shoferit tjetër dhe duke e kërcënuar me thikë, i kërkoi të zbriste nga makina.

Fatmirësisht, incidenti përfundoi pa të lënduar.