Skema si u tentua të hiqej qafe Aleksandër Deda/ Shkoi vetë në spital - Gazeta Express
string(68) "skema-si-u-tentua-te-hiqej-qafe-aleksander-deda-shkoi-vete-ne-spital"

Skema si u tentua të hiqej qafe Aleksandër Deda/ Shkoi vetë në spital

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 19:58

Aleksandër Deda, biznesmeni nga Lezha, mbrëmjen e sotme i shpëtoi një atentati me armë zjarri në Lezhë, por ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës.

Por si u qëllua dhe si mundi ti shpëtojë atentatit Deda, i njohur edhe si “Leksi i Druve”.

Lexo Edhe:

Dy autorët e kishin ndjekur me kujdes duke i kontrolluar të gjitha lëvizjet dhe në momentin që po qarkullonte në aksin e vjetër Lezhë-Milot, Deda është qëlluar nga një makinë tip “Audi”.

Biznesmeni ka manovruar dhe ka shtuar shpejtësinë duke i shpëtuar breshërisë vetëm me plagë, ndërsa ka shkuar vetë në spitalin e Lezhës me makinën e tij. Më pas duke parë gjendjen kritike, spitali i Lezhës e ka transportuar në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar.

Pasi dështuan për ta ekzekutuar autorët janë larguar me shpejtësi duke djegur makinën vetëm disa minuta më pas pranë rrugës kryesore në fshatin Zejmen. Gjithashtu më herët u njoftua se brenda mjetit të djegur u gjet edhe një armë zjarri,e dyshuar si arma e përdorur nga autorët.