Skema 3D, si u ekzekutua shqiptari me 4 plumba në Brazil - Gazeta Express
string(55) "skema-3d-si-u-ekzekutua-shqiptari-me-4-plumba-ne-brazil"

Shqiperi

Gazeta Express

03/12/2020 8:26

Skema 3D, si u ekzekutua shqiptari me 4 plumba në Brazil

Shqiperi

Gazeta Express

03/12/2020 8:26

Ende mbetet mister, ekzekutimi mafioz i shqiptarit Ilir Zelka në Brazil, mbi autorët dhe motivet. Mediat braziliane kanë rindërtuar skemën e vrasjes së 47-vjeçarit São Paulo në një restorant ku po konsumonte mëngjesin, ndërsa prej më shumë se dy javësh qëndronte në një hotel luksoz.

Sipas autoriteteve braziliane theksohet se shqiptari u qëllua 4 herë me armë zjarri në një nga lagjet më të pasura në qytet. Kamerat e kapën autorin, por identifikimi do të jetë i vështirë pasi kishte kokore. Disa orë pas ngjarjes u gjet i braktisur motori që përdori për vrasjen.

Lexo Edhe:

Mediat kanë rindërtuar skemën e vrasjes, ku një burrë i afrohet restorantit dhe qëllon në drejtim të shqiptarit 4 herë. Zelka ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që mori.

Zelka ka qenë pronar i një biznesi në Çeki. Ai kishte hequr dorë si ortak që prej datës 9 Mars por kompania mban ende emrin e tij.