Besa Famgas e ka fituar derbin e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Të shtunën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovcë, Besa e mposhti Trepçën me rezultat 34:30.
Ndeshja ishte e fortë.
Vendasit startuan fuqishëm dhe në pjesën e parë ishin vazhdimisht në epërsi. Por në pjesën e dytë pejanët shfaqën më shumë.
Për herë të parë kaluan në epërsi në minutën e 44-t dhe më pas mbajtën epërsinë deri në fund.
Por ndeshja nuk kishte fund normal. Me të përfunduar takimi, në fushën e lojës kanë hyrë persona të paautorizuar.
Dy prej tyre kanë realizuar sulm fizik ndaj arbitrave të lojës. Dyshohet që bëhet fjalë për ish-hendbollistë dhe kjo e bënë më të papranueshme ngjarjen.
Federata e Hendbollit e Kosovës e dënon fuqishëm dhunën e shfaqur, ndërsa organet e Federatës gjatë javës së ardhshme do të marrin vendimet meritore lidhur me atë që ndodhi.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...