Skandaloze: Një qytet kazak ka më shumë të varrosur se viktima të raportuara të Covid-19 - Gazeta Express
string(87) "skandaloze-nje-qytet-kazak-ka-me-shume-te-varrosur-se-viktima-te-raportuara-te-covid-19"

Skandaloze: Një qytet kazak ka më shumë të varrosur se viktima të raportuara të Covid-19

Gazeta Express

26/05/2020 8:24

Varrezat, për të cilat është thënë se janë vetëm për viktimat e koronavirusit në qytetin jugor kazak, Almaty, dhe rajonin përreth tij, duket se kanë shumë më shumë kufoma se numri zyrtar i të vdekurve nga koronavirusi.

“Evropa e Lirë” të hënën i ka incizuar disa punëtorë me rroba mbrojtëse duke i varrosur dy trupa në këto varreza, ku gjendeshin 32 varre të freskëta.

Lexo Edhe:

Deri në atë datë, autoritetet në Almaty i kanë raportuar vetëm dhjetë të vdekur nga Covid-19, ndërsa në rajonin e këtij qyteti janë raportuar nëntë raste të tjera fatale, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Këto varreza, të ndodhura në një vend të skajshëm, afër fshatit Karaoi, rreth 50 kilometra nga Almaty, ndahen nga një rrugë e papastër me 13 varreza myslimanësh në njërën anë dhe 17 varreza të krishterësh në anën tjetër.

Gazetarët e “Evropës së Lirë” kanë biseduar me të afërmit që morën pjesë në njërin nga varrimet. Një trup i pajetë ishte i një gruaje 73-vjeçare që së voni ishte diagnostikuar me Covid-19, por e cila nuk është regjistruar zyrtarisht si viktimë e koronavirusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kazakistan, në këtë vend deri më tani janë regjistruar 8,531 raste të koronavirusit dhe vetëm 35 viktima.