Skandali tjetër i Afrim Gashit: Në 2024 do të fitojmë - Gazeta Express
string(52) "skandali-tjeter-i-afrim-gashit-ne-2024-do-te-fitojme"

Gazeta Express

09/07/2020 14:17

Skandali tjetër i Afrim Gashit: Në 2024 do të fitojmë

Gazeta Express

09/07/2020 14:17

Nuk kanë fund skandalet e liderit të partisë Alternativa Afrim Gashi ndërsa kësaj rradhe ai jep një informacion pesimist për vetë anëtarët e partisë së tij dhe Aleancës për Shqiptarët duke ua bërë të ditur se ata do fitojnë por në vitin 2024, pra pas katër vitesh, informon TetovaSot.


Në një video shihet se si ai shprehet se ” më 2024 kur ishalla kur të fitojmë ne , pas katër viteve ,kisha dashtë me ardhë përsëri këtu te kjo ” shelja” është shprehur Gashi por sërish nuk është madje edhe i sigurtë se është ” shelje”.

Lexo Edhe:

Ndryshe Lideri i partisë Alternativa Afrim Gashi nuk ka mundur të mos jetë protagonist edhe i emisionit investigativ në Shqipëri ” Fiks fare” .Ai me ” perlat” e tij gjatë një interviste në një emision televiziv shpërfaq ” harresën” e tij .Gashi në njërën nga gafat e tij e harron se ku e kishte idenë informon Tetovasot.

“Pa juve dhe bashkë me juve do ta bëjmë fitoren e madhe”kjo është një gafë tjetër e madhe që Gashi e ka thënë në një tubim elektoral. Si me ndihmën e popullit, si pa ndihmën e popullit ai do fitojë me këto fjalë moderatorët e këtij emisioni investigativo-satirik i kanë kërkuar “formulën “Afrim Gashit edhe në Shqipëri që po vdesin si të fitojnë , duke ironizuar me këto gafa të pafalshme të një lideri që kërkon pushtetin te shqiptarët./TetovaSot

Videon e plotë e gjeni tek linku më poshtë