Skandali me turistët spanjollë! ‘E kam mik kryeministrin…’ Dëgjoni bisedën e Mihal Kokëdhimës me avokatët e tij


Gazeta Express
18 Gusht 2019 11:59

Në Gjykatën e Vlorës u zhvillua sot masa e sigurisë për shtetasin Mihal Kokëdhima, i arrestuar pasi goditi me sende të forta furgonin e një grupi spanjollësh që kishin drekuar në restorantin e tij.

Mihal Kokëdhima ka pasur një bisedë me avokatët e tij para nisjes së seancës gjyqësore, ndërsa ishte ulur në vendin e të paditurit. Avokatët Kujtim Cakrani dhe Erjon Vezimaj i kanë thënë se për rastin e tij ka folur dhe vetë kryeministri, por ndërkohë i qeshur Mihal Kokëdhima dëgjohet të thotë se kryeministrin e ka mik.

Avokatët: Për ty ka folur vetë kryeministri
Mihal Kokëdhima: Si ka thënë?
Avokatët: Dhe po foli vet kryeministri…
Mihal Kokëdhima: E kam mik
Avokatët: Kryeministri është i gjithëfuqishëm dhe harron që korrupsioni i tij ka marrë dhenë në të gjithë botën

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart