Skandali me spiunin rus në Serbi, i njëjti person ka vepruar edhe në Maqedoni


Gazeta Express
21 Nëntor 2019 10:06

Koloneli i Shërbimit inteligjent ushtarak rus-GRU, Vladislav Filippov, ka më se dhjetë vjet që është duke zhvilluar aktivitet spiunazhi në rajonin tonë, duke qenë pjesë e pothuajse të gjitha zhvillimet që kanë pasur si qëllim destabilizimin e rajonit tonë.

Shërbimi ushtarak rus-GRU e dërgon Vladislav Filippovin në misione diplomatike në shtetet ku ka interesa për të shtrirë ndikimin rus si dhe për të destabilizuar ato shtete.

Vladislav Filippov tani është caktuar atashe ushtarak në Ambasadën ruse në Sarajevë. Para kësaj Filippov kishte qenë duke shërbyer në Ambasadën ruse në Tiranë, nga ku ishte dëbuar nga Qeveria shqiptare, si kundërpërgjigje e Shqipërisë pas rastit të njohur “Skripal”, ku operativët e GRU-së që ishin në Londër qenë zbuluar se qëndronin pas helmimit të ish-oficerit të inteligjencës ruse, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia.

Vladislav Filippov që nga viti 2009 është duke shërbyer në rajonin tonë, vit që përkon me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, ndërsa Maqedonisë së Veriut, për shkak të problemeve me emrin, i ishte bllokuar anëtarësimi nga vetoja greke. Filipov së pari ishte dërguar në Maqedoninë e Veriut në vitin 2009, ku kishte shërbyer deri në vitin 2012, nga ku u dërgua në Shqipëri.

Detyrat kryesore të Filippov-it gjatë shërbimit në Maqedoninë e Veriut ishin pengimi i integrimeve euroatlantike të Maqedonisë së Veriut, si dhe përcillja e zhvillimeve në Shqipëri në koordinim me zyrtarët e tjerë të ambasadës ruse në Tiranë, shkruan RTK. Është interesant fakti se menjëherë pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, shërbimet ruse rritën prezencën në Shqipëri dhe rajon.

Filipov gjatë aktiviteteve të tija të spiunazhit në Maqedoninë e Veriut kishte krijuar raporte të mira, duke rekrutuar zyrtarin e shërbimit inteligjent serb,BIA, Goran Zhivaljeviq, i cili në vitin 2005 ishte caktuar si oficer ndërlidhës i BIA-s në Ambasadën e Serbisë në Shkup.

Filipov takimet me Zhivaljeviqin i zhvillonte kryesisht në Beograd, për shkak të rrezikut të zbulimit nga shërbimet inteligjente perëndimore. Zhivaljeviq në bashkëpunim me Filippov-in kishin organizuar shkuarjen në Moskë të presidentit të Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, Ivan Stoilkoviqit. Kjo ishte bërë me qëllimin që Stoilkoviq në cilësinë e përfaqësuesit të një partie nga Maqedonia e Veriut të nënshkruajë dokumentin për krijimin e aleancës ushtarake të “Katërshes Ballkanike”.

Zhivaljeviq, në koordinim të ngushtë me shërbimet inteligjente ruse në Maqedoninë e Veriut dhe rajon ishte i përfshirë në organizimin e sulmit të 27 prillit në Parlamentin Maqedonas, ndaj kryeministrit aktual pro-perëndimor të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Zijadin Sela. Sulmi ishte realizuar nga grupe të ekstremit të djathtë në Maqedoninë e Veriut dhe deputetë të VMRO-DPMNE të Nikolla Gruevskit, i cili tani ndodhet në arrati në Hungari.

Për rolin e Zhivaljeviq dhe shërbimeve ruse është prononcuar edhe shërbimi inteligjent maqedonas-DSK, duke deklaruar se Zhivaljeviq kishte promovuar politikën pro-ruse të Gruevskit, dhe se ai kishte luftuar kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Pjesë e organizimeve për grusht-shtet në RMV, pos Zhivaljeviqit dhe Filippovit ishte edhe gazetari ushtarak dhe analistit ushtarak, Mirosllav Llazanski, i cili për aktivitetet e tija ndër vite, në rritjen e ndikimit rus në Ballkan, është shpërblyer duke u emëruar ambasador i Serbisë në Moskë.

Roli i Llazanskit ishte që përmes propagandës në të përditshmen serbe ‘Politika’ dhe në organin e propagandës ruse, ‘Sputnik’, të ngiste pakënaqësi kundër Zaevit te popullata maqedonase.

Implikimi i Llazanksit dokumentohet edhe nga tabulatet e përgjimeve të Drejtorisë së atëhershme për Sigurim dhe Kundërzbulim të Maqedonisë së Veriut-DSK.

Bazuar në materialet e përgjimit mësohet se Zhivaljeviq, Lazanskit ia kishte aranzhuar edhe një takim me liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.

Menjëherë pas takimit që Llazanski kishte pasur me Gruevskin, ditën vijuese në gazetën serbe “Politika” ishte botuar artikulli i Llazanskit „Ne damo Makedoniju (Nuk e japim Maqedoninë)“.

Në artikullin e botuar në “Politika”, Llazanski shkon aq larg në mbështetje të Gruevskit saqë e krahason tentimin për marrje të pushtetit nga Zaevit, me marrjen e pushtetit nga Hitleri

Te fundit


Kthehu lart