Skandal/ Tifozët armenë shpalosin parullën “Kosova është Serbi” në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës - Gazeta Express
string(92) "skandal-tifozet-armene-shpalosin-parullen-kosova-eshte-serbi-ne-ndeshjen-ndaj-crvena-zvezdes"

Sport

Gazeta Express

09/08/2022 22:22

Skandal/ Tifozët armenë shpalosin parullën “Kosova është Serbi” në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës

Sport

Gazeta Express

09/08/2022 22:22

Tifozët nga Armenia kanë shpalosur një parullë skandaloze, ku shkruhet se “Kosova është Serbi”.

Këtë të martë u zhvillua ndeshja e kthimit mes Pyunik Yerevanit dhe Crvena Zvezdës, në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra serbe fitoi me rezultatin 0:2 dhe ka siguruar kalimin tutje me rezultatin e përngjitshëm 7:0.

Ndeshja nisi me një skandal nga tifozët e skuadrës armene, të cilët shpalosen një parullë ku shkruhej: “Karabagu është Armeni, Kosova është Serbi”.

Kjo nuk është hera e parë që armenët bëjnë parulla të këtij lloji, pasi një të tillë e kishin shfaqur edhe në vitin 2014, në ndeshjen mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Armenisë. /Gazeta Express/