Skandal në Kupën e Amerikës: Dyshohet se Vidali me bashkëlojtarë çuan prostituta në hotelin e ekipit të Kilit - Gazeta Express
string(108) "skandal-ne-kupen-e-amerikes-dyshohet-se-vidali-me-bashkelojtare-cuan-prostituta-ne-hotelin-e-ekipit-te-kilit"

Futboll

Gazeta Express

20/06/2021 22:43

Skandal në Kupën e Amerikës: Dyshohet se Vidali me bashkëlojtarë çuan prostituta në hotelin e ekipit të Kilit

Futboll

Gazeta Express

20/06/2021 22:43

Disa futbollist të Kilit i kanë shkelur rregullat anti-COVID në Kupën e Amerikës në Brazil, duke marrë me vete prostituta në hotelin e ekipit kombëtar kilian, gjë që mund t’i kushtojë Kilit me përjashtim nga turneu i Amerikës Jugore.

Besohet se Arturo Vidal, Gary Medel, Eduardo Vargas dhe dy futbollistë të tjerë u përfshinë në këtë skandal, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Federata e Futbollit e Kilit e pranoi në një komunikatë për media se lojtarët e saj i kanë shkelur rregullat e kundër koronavirusit në Brazil, vendit të goditur më së keqi nga virusi në botë, por nuk përmendi asgjë nga thashethemet me prostituta.

Ky skandal mund t’i kushtojë Kilit me përjashtim nga Kupa e Amerikës 2021.

Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne në Brazil, janë të detyruara të qëndrojnë të ngujuara në hotelet e tyre dhe të mos sjellin në hotelin e tyre asnjeri.

Besohet se skandali ka ndodhur të shtunën mbrëma, pasi ekipi nuk doli në stërvitje fare gjatë të dielës.

Raportohet se trajneri i Kilit Martin Lasarte mund të japë dorëheqje, si pasojë.

Kili është në vendin e dytë në Grupin B në Kupën e Amerikës 2021, me katër pikë nga dy ndeshje, aq sa ka edhe liderja Argjentina. /Gazeta Express/