Skandal në Botëror: Futbollistët u grindën, dogjën dhe u shanë me familje pas ndeshjes - Gazeta Express
string(84) "skandal-ne-boteror-futbollistet-u-grinden-dogjen-dhe-u-shane-me-familje-pas-ndeshjes"

Botërori 2022

Gazeta Express

29/11/2022 15:20

Skandal në Botëror: Futbollistët u grindën, dogjën dhe u shanë me familje pas ndeshjes

Botërori 2022

Gazeta Express

29/11/2022 15:20

Botërori nuk mund të kalojë pa skandale. Kështu ka qenë në të kaluarën, kështu është edhe tani në Katar.

Këtë herë në qendër të vëmendjes janë belgët. Përfaqësuesja që zuri vendin e tretë në Botërorin e kaluar dhe ishte në gjysmëfinale, tani nuk dihet a do të kalojë në 1/8-ën e finales.

Belgët nuk po luajnë në nivelin e tyre. Në raundin e dytë humbën nga Maroku 2-0, kurse në raundin e parë mezi e mposhtën Kanadanë 1-0, kështu që tani ata do të luajnë kundër Kroacisë për të parë se kush do të kalojë tutje.

Tani më është zbuluar pse belgjika nuk i ngjanë me vetes. Mediat kanë zbuluar se ka një aferë në Doha të Katarit.

RTL belg publikoi informacione tronditëse se Kevin de Bruyne, Eden Hazard dhe Jan Vertonghen kanë pasur një konflikt verbal. Sipas këtij raporti ka pasur edhe fyerje dhe sharje. Pastaj kanë filluar goditjet dhe dyshohet se ka pasur edhe përleshje të cilat i ka parandaluar Romelu Lukaku.

Për momentin nuk ka ende ndonjë deklaratë nga përfaqësuesja e Belgjikës. Pasdite ka një konferencë për media dhe ka mundësi që aty të diskutohet kjo punë. Një është e sigurt, pasnesër belgët anë ndeshjen e tyre vendimtare me kroatët – duhet të fitojnë për të kaluar në 1/8-ën e finales. /GazetaExpress/