Skadoi afati i dorëzimit të çmimoreve për reklama politike gjatë fushatës zgjedhore - Gazeta Express
string(83) "skadoi-afati-i-dorezimit-te-cmimoreve-per-reklama-politike-gjate-fushates-zgjedhore"

Gazeta Express

22/02/2020 20:30

Skadoi afati i dorëzimit të çmimoreve për reklama politike gjatë fushatës zgjedhore

Gazeta Express

22/02/2020 20:30

Mbrëmë në mesnatë ka përfunduar afati për paraqitjen e të gjitha mediave, televizioneve, gazetave, radiove dhe portaleve që do të ofrojnë hapësirë reklamuese për fushatën parazgjedhore.

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftuan sot se mediat kanë dorëzuar edhe çmimoret, ndërsa lista e plotë e mediave ku partitë do të mund të reklamohen do të publikohet të hënën.

Lexo Edhe:

“Përfundoi afati deri mbrëmë në orën 24, dhe të gjitha mediumet, portalet, mediat e shkruara i dorëzuan çmimoret e tyre sipas vendimit që e solli KSHZ për konfirmim të çmimit mesatar të arritur në pesë ciklet e fundit, ndërsa ato janë 1,83 euro për një sekondë për mediumet dhe 0,66 euro për një sekondë për radio.

Të gjithë ato janë te ne në përpunim sot dhe KSHZ të hënën do ta publikojë regjistrin e të gjitha mediave të paraqitura, për të cilin jemi të obliguar ta bëjmë. Ata që kanë hyrë në regjistër dhe kush do të dorëzojë çmimore të regullta, do t’i theksojmë dhe do t’i dorëzojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, përkatësisht te partitë politike”, Janaqie Vitanovski, anëtar i KSHZ-së./GazetaExpress/