S’ka maska në barnatore, janë harxhuar, deficit edhe të dezinfektuesve me alkool - Gazeta Express
string(77) "ska-maska-ne-barnatore-jane-harxhuar-deficit-edhe-te-dezinfektuesve-me-alkool"

Gazeta Express

26/02/2020 19:01

S’ka maska në barnatore, janë harxhuar, deficit edhe të dezinfektuesve me alkool

Gazeta Express

26/02/2020 19:01

Nuk ka maska e as dezinfektues nëpër barnatore. Shitësit nëpër barnatore nuk kishin informacion as kur mund të arrijnë maska dhe dezinfektues.

“A keni një maskë? Jo nuk kemi asgjë, asgjë nga maska, as ato me filtër. Kur u harxhuan dhe kur do të merrni? Nuk e dimë kur do të marrim sepse barnatoret e tjerë nuk kanë, jo vetëm ne. Nuk e dini kur do të arrijnë tjera? Jo nuk kam informacion të tillë. A keni alkool dezinfektues? Jo nuk kemi asgjë? Jo nuk kemi alkool, asgjë s’kemi. Edhe ajo është harxhuar. Po dhe akoma s’ka arritur”, potencon një qytetare.

Lexo Edhe:

“A keni një maskë të thjeshtë? Jo nuk kemi. Kur do të arrijnë? Mund të arrijnë por nuk mund t’ju garantoj, pas orës 18. Por alkool? Jo nuk kemi asgjë, vetëm faculeta antiseptike, nuk kemi asgjë tjetër”, theksoi një qytetare tjetër.

“Edhe pse në Maqedoni nuk ka asnjë person të prekur nga korona virus në barnatoret nuk ka maska e as dezinfektues me alkool. Edhe pse Ministria e shëndetësisë doli me rekomandime për mbrojte të higjienës personale me dezinfektim me alkool, shkruan TV21, përcjell Express.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe për deficitin e dezinfektuesve nëpër barnatore tha se dje ka pasur problem por është intervenuar në Entin Doganor për bartjen e dezinfektuesve nëpër barnatore. Ai shtoi se ka mungesë të maskave në të gjithë rajonin ndërsa ministria posedon maska të mjaftueshme për personelin shëndetësor.

Epidemiologija Lulzime Bajrami tha se maskat kirurgjikale janë masë e mirë preventive për kontakt jo shumë të afërt me të sëmurin me korona virusin.

“Unë sot pyeta në një barnatore nuk kishte maska. Të them të drejtën nuk e di pse e gjithë kjo panik nuk ka nevojë. Por megjithatë maska kirurgjikale është një mase e mirë preventive për kontakt jo shumë të afërt me të sëmurin me korona virusin”, thekson Lulzime Bajrami, epidemiologe.

Ndryshe në mbledhjen e fundit Qeveria obligoi Ministrinë e Shëndetësisë që urgjentisht të siguron sasi të konsiderueshme të maskave, dorezave, mjeteve dezinfektuese dhe veshjeve mbrojtëse për institucionet e sistemit për menaxhimin e integruar të kufijve me qëllim mbrojtjen e personelit si dhe të sigurojë mjete dezinfektuese dhe sapunë për shkollat dhe çerdhet e vendit.